Vetura shkel një vajzë në Podujevë, dërgohet me urgjencë për trajtim mjekësor

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 12:57
Vetura shkel një vajzë në Podujevë, dërgohet me urgjencë për trajtim mjekësor

Sot rreth orës 10:00 të mëngjesit, një vajzë të mitur në cilësinë e këmbësores është goditur nga një veturë, në fshatin Llugë të Podujevës. E mitura ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 10:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku  në mes një automjeti  dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër e mitur),  e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)