Djali i Ukshin Hotit pas intervistimit të Krasniqit nga Specialja: Shpirti po na dhemb me këtë pamje

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 14:14
Djali i Ukshin Hotit pas intervistimit të Krasniqit nga Specialja: Shpirti po na dhemb me këtë pamje

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, e ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka dalë sot para Dhomave të Specializuara në Tribunalin Special.

E lidhur me këtë, ka reaguar djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andin Hoti përmes një shkrimi në Facebook.

“Babë, uroj mos ta shohësh atë që ne jemi të detyruar të shohim sot!!!! Shpiiirti po na dhemb me këtë pamje…Baci Jakup, historinë tonë disa herë kanë tentuar ta ndryshojnë, por asnjëherë nuk kanë arritur.Ti je pjesë e historisë sonë të lavdishme, prandaj ne jemi krenar me ty gjithmonë!Zoti qoftë me ty!” ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)