Punonjësit e spitalit bëhen milionerë

  • E.K /
  • 10 November 2020 - 22:58
 Punonjësit e spitalit bëhen milionerë

Një pjesë e një stafi mjekësor në një spital morën një surprizë të këndshme kur zbuluan se ishin fitues të 6 milionë dollarëve në lotarinë e Halloweenit.

Me biletën e blerë në një dyqan lokal, ata – Heewon (Theresa) Choi, Melanie Nolan dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë në “Royal Columbian Hospital” në New Westminster, British Columbia, fituan shumën prej 6 milionë dollarë në Lotarinë Britanike të Kolumbisë.

Të katër miqtë kishin rreth një vit që luanin duke përdorur datat e lindjes dhe datat e përvjetorëve, si numrat me fat.

Ishte Choi ajo e cila e bleu biletën në fund të muajit të kaluar. Ajo ndodhej në zyrën e saj kur kontrolloi aplikacionin e lotarisë për të parë nëse ata kishin fituar.

“Nuk mund ta besoja”, tha Choi për BC Lottery Corporation.

“Unë menjëherë ia tregova Melanie e cila rri afër meje”.

Në fillim, ajo tha se mendonte se kishin fituar 6,000 dollarë, por më pas e kuptoi se ishte shumë, shumë më tepër.

Kur dy kolegët e tjerët e mësuan lajmin, Choi tregoi se menduan se ishte thjesht një shaka dhe nuk po e besonin.

“Gjithmonë kam ëndërruar të jem milionere. Ndihem sikur jam në një ëndërr”, tha Choi.

Atëherë, çfarë do të bëjnë ata me paratë? Grupi tha se po planifikojnë të shkojnë në një darkë të këndshme së bashku, por përveç kësaj vetëm njëri prej tyre kishte një ide.

Nolan tha se ajo planifikon të dhurojë disa nga fitimet e saj në Royal Columbian Hospital Foundation.

(Kosova Sot Online)