Kryetari i BIK’ut pret në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 12:33
Kryetari i BIK’ut pret në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti në takim ambasadorin e ri të Hungarisë, Jozsef Bencze.

Një gjë të tillë e bëri vetë BIK’u, të cilit ia përuroi detyrën e re dhe i uroi suksese të mëtutjeshme në misionin e tij si konsull.

“Ai shprehu mirënjohjen e tij dhe të Kryesisë së BIK-ut për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë dhënë për popullin e Kosovës. Në këtë takim, Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që të njoh mysafirin me historinë, punën dhe aktivitetet e Kryesisë së BIK-ut”, deklaroi Bashkësia Islame në një postim në ‘Facebook’.

Sipas njoftimit, ambasadori Bencze vlerësoi punën e BIK’ut, si dhe i ofroi siguri se Hungaria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha proceset.

“Ai siguroi Myftiun Tërnava se, Hungaria do të vazhdojë ta mbështesë edhe më tej Kosovën në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin”, thuhet më tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)