BE-ja ka nënshkruar marrëveshje për 300 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 15:15
BE-ja ka nënshkruar marrëveshje për 300 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit

Komisioni Evropian ka thënë se ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesit “Pfizer” dhe “BioNTech” për furnizim me 300 milionë doza të vaksinës së tyre kundër sëmundjes COVID-19.

Sipas kësaj marrëveshjeje, 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian mund të blejnë deri në 200 milionë doza, por kanë mundësi që më pas të blejnë edhe 100 milionë doza të tjera, shkruan The Guardian.

Britania e Madhe, e cila u largua nga BE-ja në janar, e ka negociuar marrëveshjen e vet të veçantë për 40 milionë doza, që janë të mjaftueshme për vaksinimin e 20 milionë njerëzve (nga dy doza për një person).

Njoftimi për këtë marrëveshje erdhi vetëm dy ditë pasi kompania Pfizer njoftoi se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19 është mbi 90 për qind efektive, duke u bërë prodhuesi i parë që paraqet të dhëna të suksesshme nga testimi i gjerë në njerëz.

(Kosova Sot Online)