Ky shtet ua gjen “ilaçin” atyre që s’vendosin maska, i detyron të bëjnë pompa e ta pastrojnë kanalizimin

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 10:53
Ky shtet ua gjen “ilaçin” atyre që s’vendosin maska, i detyron të bëjnë pompa e ta pastrojnë kanalizimin

Dy burra janë fotografuar duke bërë pompa para policëve për shkak se nuk kishin vendosur maska në kohën e pandemisë në Indonezi.

Kjo fotografi u bë të martën në qytetin Banda Aceh, që është qyteti më i madh në provincën shumë konservative, Aceh, shkruan Daily Mail.

Indonezia ka vendosur gjoba të ashpra për ata që i shkelin rregullat për parandalimin e virusit, përfshirë përdorimin e maskave në vende publike, ndërsa ata që nuk duan apo nuk kanë mundësi t’i pagujanë gjobat i presin lloje të ndryshme të dënimeve tjera.

Në rastin më të lehtë, ata që i kanë shkelur rregullat janë detyruar të bëjnë pompa ose të bëjnë shërbim për komunitetin, përfshirë pastrimin e rrugëve.

Megjithatë, të tjerët janë detyruar të qëndrojnë në arkivole për disa orë, ta pastrojnë rrjetin e kanalizimit ose të qëndrojnë në vapë për 30 minuta.

Në raste tjera, njerëzit janë detyruar të hapin varre për viktimat e koronavirusit për t’i vetëdijësuar për rëndësinë e respektimit të masave.

Qeveria i ka angazhuar rreth 340.000 ushtarë në mbarë vendin me shumë ishuj që t’i detyrojnë njerëzit për t’i respektuar rregullat e reja.

Deri më tani, Indonezia është në mesin e shteteve më të prekura nga pandemia në Azinë Juglindore me rreth 448.000 të infektuar dhe gati 15.000 të vdekur.

(Kosova Sot Online)