Kreu i OBSH për Evropën: Maska, arma më e fortë ndaj Covid! Kur do vijnë ‘testet e shpejta’ në Shqipëri

  • E.K /
  • 12 November 2020 - 16:16
 Kreu i OBSH për Evropën: Maska, arma më e fortë ndaj Covid! Kur do vijnë ‘testet e shpejta’ në Shqipëri

Drejtori i OBSH për Europën Dr. Hans Kluge deklaroi se në 10 javët e ardhshme Shqipëria do të pajiset me testet e shpejta për Covid.

Kluge deklaroi se mbajtja sistematike e maskave nga qytetarët është arma më e fortë që kemi kundër Covid-19.

Kluge: Nëse do të rritej mbajtja sistematike e maskës ne mund të kishim shpëtuar 260 mijë jetë njerëzish që nga fillimi i shkurtit dhe kjo nuk kërkon aspak teknologji, prandaj duhet t’i shfrytëzojmë këto mundësi.

Ai theksoi se vetëm rritja e testimve nuk është zgjidhja magjike për të parandaluar përhapjen e Covid-19:

Kluge: Vetëm testimi nuk është një zgjidhje magjike, por duhen edhe hapat e tjerë se unë e shoh në Belgjikë, që nuk mund t’ia dale. Testimi është i rëndësishëm, por pastaj duhet të ndiqet rrethi për ta ndaluar. Duhet të një testim sa më i shpejtë.”

Në konferencë me Ministren e Shëndetësisë Manastirliu, Kluge u shpreh se Shqipëria ia ka dalë mirë në valën e parë të Covid për shkak se u karantinua në kohë. Përtej kësaj, Kluge theksoi se askush nuk duhet të ulë vigjilencën pas virusi nuk do të largohet shpejt.

-Si e konsideroni situatën e virusit në Shqipëri krahasuar me Rajonin?

Hans Kluge: Në fazën e parë Shqipëria ia ka dalë shumë mirë, më mirë se shumë vende të tjera për shkak të reagimit drastik. Tani është situata si në vendet e tjera. Ka pasur vende që janë ruajtur në të parën dhe më pas goditen më fortë, sekreti është vigjilenca. Ndejta në ambiente të mbyllura gjatë dimrit janë problem. Shkollat janë “ok” nuk kanë shkallë të lartë infektimi. Edhe vendet me sistemet më të forta të shëndetësisë mund të lodhen shpejt, kemi parë rastin e Spanjës. Stafi mjëksor po lodhet, ka huhatje, por ne kemi parë që kjo pandemi ka më shumë rritje.

-A mendoni se po kryehen mjaftueshëm testime në Shqipëri?

Hans Kluge: Më e rëndësishmja është se Shqipëria ka 5 herë rritje në testim, por jo vetëm testimi, por një paketë masash, testohet, gjurmohet, karantinohen personat e prekur dhe masat që duhet të mbajnë qytetarët si: larja e duarve, higjiena. S’kemi një kurë, por deksometazoni ishte një zhvillim i madh për pacientët në gjendje të rëndë. Ka pasur sukses aty. Testimi nuk është zgjidhje magjike, duhen të gjitha hapat e tjera. Na duhen vërtet testet e shpejta. Do t’i sjellim shumë shpejt në Shqipëri.

-Kur vijnë testet e shpejta?


Manastirliu: Roli i testimit është shumë i rëndësishëm kur shoqërohet me gjurmim dhe izolim. Kemi marrë masa për financimin e këtyre testeve, kemi përparuar për blerjen e testeve të sigurta, në këtë moment kemi aplikuar, jemi gati me financimin dhe do mbështetemi edhe nga OBSH. Pra po ju përgjigjem: Po, qeveria ka gati financimin për blerjen e testve të shepjta të antigenit.

-A do të përfitojë edhe Shqipëria në të njejtën kohë me vendet e tjera vaksinën antiCovid?


Hans Kluge: Vaksina është ajo që e quajmë një e mirë globale, 20% e propullsisë do ndahet në 3 nëngrupe, 3% e marrin menjëherë sapo të prodhohet, stafet mjekësore, përqindja tjetër shkon te personat mbi 65-vjec, dhe ata që janë të riskuar nga sëmundje koronare. OBSH është për këtë të mirë globale që të ketë barazi në shpërndarje.

Kur do të vijnë testet e shpejta në Shqipëri?


Hans Kluge: Pas 8 apo 10 javësh, por ne po përpiqemi ta shkurtojmë afatin. Shkenca nuk ka lëvizur kurrë kaq shpejt, sa në këtë luftë. Askush nuk po bën ndonjë punë të veçuar mënjanë, që ne nuk e dimë, por që të gjithë po punojmë, dhe po përpiqemi ta shkurtojmë kohën.

(Kosova Sot Online)