Kërcënimi i Vuçiqit me luftë, Kryekuvendarja Osmani kërkon reagimin e BE-së dhe të NATO-s

  • E.K /
  • 12 November 2020 - 15:56
 Kërcënimi i Vuçiqit me luftë, Kryekuvendarja Osmani kërkon reagimin e BE-së dhe të NATO-s

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe njëherit ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka kërkuar reagim të Bashkimit Evropian dhe NATO’s, pasi Vuçiq ka thënë se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi që një konflikt i ngrirë mund të eskalojë papritur, njëjtë siç ka ndodhur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Pres që Bashkimi Evropian dhe NATO t’iu përgjigjen kërcënimeve për luftë të dhunshme, të bëra nga Vuçiq”, ka thënë Osmani.

Përgjatë një fjalimi me të cilit iu drejtuar popullit serb sot, kryeministri Vuçiq deklaroi se në rast të mosarritjes së një marrëveshjeje, një konflikt i ngjashëm sikurse Nagorno-Karabak mund të ndodhte mes dy vendeve.

“Është e rëndësishme t’ju them se konflikti Nagorno-Karabak tregon se konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment”, deklaroi ai.

Lidhur me deklarimet e Vuçiq ka reaguar edhe kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila e ka quajtur Vuçiqin si këlysh të Rusisë që synon të destabilizojë rajonin.

(Kosova Sot Online)