Parashikimi i motit për sot dhe nesër

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 07:18
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë në Kosovë sot dhe nesër.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, IHMK’ja ka bërë me dije se të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.

Ndërkohë, të shtunën pritet të mbajë mot i vranët dhe interval me diell.

“Temperaturat minimale parashihen të jenë të ngjashme por maksimalet për 1-2 gradë më të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)