Dimal Basha e 'kërcënon' Përparim Ramën: Ne s’lejojmë me lu çibrita

  • A.P /
  • 16 June 2026 - 11:15
Dimal Basha e 'kërcënon' Përparim Ramën: Ne s’lejojmë me lu çibrita

Ministri i Infrastrukturës në detyrë, Dimal Basha, i është kundërpëgjigjur me “kërcënim” kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili i tha se “jeni fatkeqësia e Kosovës”.

Në një postim në FB-në e tij, Basha i thotë Ramës që “edhe pak nuk do shkruaj statusa në Facebook, por letra në burg”.

Postimi i tij i plotë:

“Perparim Rama, mu m’ka bë ministër Albin Kurti, a ty kryetar pazaret e natës me PDK-në. Ti ju shërben atyre, unë qytetarëve. Pse e mashtron Lumirin e ia përjashton drejtorat, ne s’lejojmë me lu çibrita.

Edhe pak, se me do reforma në drejtësi, ti nuk shkrun më statusa në Facebook, por letra n’burg!”.

(Kosova Sot Online)