Gruaja e ish-ambasadorit shqiptar në Serbi: Ma ngacmuan serbët vajzën 16-vjeçe, u detyrova ta largoja

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 09:31
Gruaja e ish-ambasadorit shqiptar në Serbi: Ma ngacmuan serbët vajzën 16-vjeçe, u detyrova ta largoja

Siç e thashë unë kam qenë edhe në Serbi dhe vajzat e mia kanë pasur probleme me ambientimin.

Dolores Koçi, gruaja e ish-ambasadorit shqiptar Spiro Koçi, në Austri dhe Serbi gjatë viteve 2010-2015, ka rrëfyer se ambientimi i vajzave të tyre në Serbi ka qenë shumë e vështirë. Sipas saj, ata u detyruan që ta sillnin vajzën 16-vjeçare sërish në Shqipëri sepse ngacmoheshe nga serbët.

“Le të themi që gjermanishtja ka qenë një gjuhë vërtet e vështirë, por është e rëndësishme që flitet shumë në Europë që kështu ishte kënaqësi dhe fat që vajzat e mia ta flasin. 

Siç e thashë unë kam qenë edhe në Serbi dhe vajzat e mia kanë pasur probleme me ambientimin. Ishin vitet 2007-2008, unë nuk arrita dot ta lejoja vajzën ta vazhdonte deri në fund gjimnazin sepse ajo pati probleme, e ngacmonin me fjalë, me vështrime.

Ajo ishte 16 vjeç kështu që ajo u detyrua të kthehej dhe të jetonte me prindërit e tim shoqi sepse ishte e pamundur përshtatja e vajzave. 

Dhe akoma dhe sot është shumë e çuditshme, është 19 vjeç dhe duhet të zgjedhë për çfarë do studiojë. Më tha nuk e di se çfarë dua, por e di se çfarë nuk dua. 

E pyeta çfarë dhe më tha nuk dua të bëhem diplomate. I thashe pse sepse unë di që ju kemi siguruar një jetë të këndshme dhe nuk keni patur mungesa. 

Jo tha, kam patur shumë mungesa sepse unë kam lëvizur nga miqtë e mi, nga shokët e mi dhe është shumë e vështirë të integrohesh, të bëhesh njësh me fëmijët austriakë që janë të ftohtë”, është shprehur Dolores Koçi 

(Kosova Sot Online)