Qesharake: Orbani, miku i Putinit e Lukashenkos, e akuzon BE-në se po bëhet si Bashkimi Sovjetik

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 11:40
Qesharake: Orbani, miku i Putinit e Lukashenkos, e akuzon BE-në se po bëhet si Bashkimi Sovjetik

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, që njihet si një ndër udhëheqësit më autoritarë në territorin e BE-së dhe jashtë tij, e ka akuzuar Bashkimin Evropian se me disa politika po i ngjan Bashkimit Sovjetik.

Sipas tij, Hungaria nuk mund ta pranojë lidhjen e qasjes në fondet e Bashkimin Evropian me plotësimin e kriterit për sundim të ligjit, sepse, siç tha ai, kjo do ta bënte BE-në të ngjashme në veprim si Ish-Bashkimi Sovjetik.

Politikani nacionalist, i cili është në pushtet që nga viti 2010 dhe që është kritikuar për dëmtim të demokracisë në Hungari, shtet ish-komunist, shtoi: “Paratë e Hungarezëve nuk mund të mirren dhe debatet e vazhdueshme në BE për kriteret janë teknike.”

Ai tha se ka biseduar të enjten me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, për këto rregulla. “M’u desh t’i them se nëse këto rregulla, të draftuarra nga Parlamenti Evropian dhe presidenca gjermane, pranohen, – nevojiten dy të tretat, prandaj nuk mund ta bllokojmë këtë – atëherë nga BE-ja e kemi bërë Bashkimin Sovjetik”, shtoi kryeministri që njihet për përplasjet e tij me udhëheqësit e vendeve perëndimore.

Sipas Orbanit autoritar, këto kritere do të përbënin shantazh me bazë ideologjike dhe pa kritere objektive.

“Kjo nuk është ajo që kemi dëshiruar. Nuk e krijuam BE-në për të pasur një Bashkim Sovjetik të dytë”, tha Orban, ndonëse nuk kërcënoi se Hungaria do të vendosë veto në tërë procesin e hartimit të buxhetit të BE-së.

Kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki, që është aleati kryesor i Orbanit në BE, u ka dërguar një letër institucioneve të Bashkimit Evropian, me të cilën ka kërcënuar se do të vendosë veto në bugjetin 2021-2027, nëse qasja në fondet e BE-së kushtëzohet me respektimin e sundimit të ligjit nga qeveritë e vendeve anëtare.

(Kosova Sot Online)