NISMA pyet Specialen: Kur priten aktakuzat për të dyshuarit e shtetit serb që kryen krim dhe gjenocid në Kosovë?

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 16:14
NISMA pyet Specialen: Kur priten aktakuzat për të dyshuarit e shtetit serb që kryen krim dhe gjenocid në Kosovë?

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, në konferencën e sotme për media, duke folur rreth ndriçimit të krimeve që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë, mes tjerash ka drejtuar edhe varg pyetjesh në adresë të Gjykatës Speciale.

Sherifi ka thënë se zëdhënësi i Gjykatës Speciale, dy ditë më parë tha se Gjykata nuk është një etnike, por do të hetojë kryerësit e të gjitha krimeve që janë kryer në Kosovë.

“Duke u bazuar në deklaratën e tij, Nisma Socialdemokrate pyet Prokurorinë dhe Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale: 1. A janë duke u hetuar krimet dhe gjenocidi i serbëve në Kosovë? 2. Në cilën fazë janë hetimet dhe cilat masakra janë duke u hetuar? 3. Kur priten aktakuzat për të dyshuarit e shtetit serb që kryen krim dhe gjenocid në Kosovë?

KOSOVA KËRKON DREJTËSI”, ka shtuar në fund të deklaratës së tij. 

(Kosova Sot Online)