Pamje: I vihet flaka billbordit “Liria ka emër”, policia në vend të ngjarjes

  • E.K /
  • 17 nëntor 2020 - 09:07
Pamje: I vihet flaka billbordit “Liria ka emër”, policia në vend të ngjarjes

Ditëve të fundit një billbord “Liria ka emër” është vendosur në Komunën e Graçanicës.

Vendosja e tij ka ngritur reagime të shumta, derisa është kërkuar që ai të hiqet edhe nga kreu i kësaj komune, duke u cilësuar si provokim për banorët.

Në orët e para të mëngjesit këtij billbordi i është vënë flaka. Në vend të ngjarjes ka dalë policia që e ka rrethuar me shirit vendin ku ndodhet ai billbord.

Zyrtarisht policia nuk ka dhënë asnjë informacion nëse është identifikuar ndonjë person që mund të ketë kryer veprën.

Media  është duke qëndruar në vend të ngjarjes dhe sjell pamjet nga aty.

(Kosova Sot Online)