Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, dyshohen për trafikim me njerëz dhe shërbime sek*uale

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 10:42
Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, dyshohen për trafikim me njerëz dhe shërbime sek*uale

Dy burra janë arrestuar në Fushë Kosovë për shkak se dyshohen për trafikim njerëzish dhe se kanë kryer shërbime seksuale me viktimën.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur me 19 tetor 2020, ndërsa arrestimi i tyre është bërë dje. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

“TRAFIKIM ME NJERËZ & SHËRBIMET SEKSUALE TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT . Në lidhje me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartcekur. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)