Prishtinasi rrahu nënën dhe motrën, Gjykata i cakton një muaj paraburgim dhe e dërgon në Psikiatri

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 11:39
Prishtinasi rrahu nënën dhe motrën, Gjykata i cakton një muaj paraburgim dhe e dërgon në Psikiatri

Një burrë nga Prishtina për një kohë të caktuar kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrëss së tij. Ai pasojë e kqtyre veprimeve ai u kishte shkaktuar atyrë lëndime trupore, ndjenjën e frikës dhe ankthit  dhe të pasigurisë për jetë.

Nisur nga kjo Gjykata të pandehurit M.Z i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të mbahet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, derisa ti bëhet ekzaminimi psikiatrik nga data 13.11.2020 deri me datë 12.12.2020, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par. 1 nën par. 1.1 dhe 1.2 pika1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 lidhur me nenin 509 par 1 nën par. 1.1, 1.2 dhe 1.3 të KPPK-së.

Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri M.Z në liri mund të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar

në të dëmtuarat ku mund t’ju rrezikojë jetën apo shëndetin e tyre dhe ekziston rreziku se mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale.

I pandehuri M.Z për shkak të mosmarrëveshjeve me të dëmtuarat – nënën dhe motrën e tij, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike në vazhdimësi ndaj të tyre dhe si pasojë e këtyre veprimeve iu kishte shkaktuar lëndime trupore, ndjenjën e frikës dhe ankthit dhe të pasigurisë për jetë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)