Në këtë shtet, të burgosurit po paguhen për të ndihmuar për viktimat e koronavirusit

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 11:34
Në këtë shtet, të burgosurit po paguhen për të ndihmuar për viktimat e koronavirusit

Një nga pikat më të nxehta të përhapjes së koronavirusit në Teksas është Konteja e El Pasos. Dhe për të përballuar numrin e madh të viktimave dhe dhënien e lamtumirës së fundit, autoritetet e shërbimeve funerale kanë punësuar të burgosurit.

Nëntë të burgosur që qëndrojnë në burgun e kontesë kanë pranuar ta bëjnë këtë punë, për një pagesë prej 2 dollarësh në orë. Puna e tyre është transportimi i trupave të viktimave të Covid-19 në godinën kryesore të morgut, por edhe në makina frigoriferike, ku trupat ruhen përkohësisht.

Gjykatësi i kontesë, Ricardo Samaniego, tha për partnerin e CNN në El Paso, KVIA, se të burgosurit “po i jepnin një dorë” stafit të mbingarkuar. Të burgosurit janë të gjithë të dënuar për vepra jot ë rënda dhe punojnë për 8 orë në ditë, të pajisur me veshje mbrojtëse. Gjykatësi tha se kjo ishtë një zgjidhje e përkohëshme, pasi ata do të zëvendësohen nga Roja Kombëtare e Teksasit.

Që prej muajit mars në El Paso kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 75 mijë pesona, me thuajse

1000 raste të reja çdo ditë që prej fillimit të nëntorit. Por numri i lartë i viktimave ka bërë që trupat të ruhen në makina frigoriferike pasi në morg nuk ka më vend./A2CNN

(Kosova Sot Online)