Vrasjet në Likoc sipas Gjykatës Speciale, kush u dënua në vitin 2015 në Kosovë?

  • G.G /
  • 17 November 2020 - 13:38
Vrasjet në Likoc sipas Gjykatës Speciale, kush u dënua në vitin 2015 në Kosovë?

Gjatë periudhës së aktakuzës, anëtarë të të ashtuquajturës NKP nga Gjykata Speciale, përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tyre, shkaktuan vdekjen e personave në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore, ndër të tjera edhe pas arrestimeve dhe rrëmbimeve, si dhe në qendrat e ndalimit ose në lidhje to.

Ndër to përfshihen vrasje të kryera gjatë trajtimit mizor dhe çnjerëzor dhe vdekje të shkaktuara si pasojë e trajtimit mizor e çnjerëzor në qendrat e ndalimit, ndër të cilat edhe ato të identifikuara në Listën A.

Shembuj të tjerë vrasjesh nga anëtarë dhe instrumente të NKP-së ishin edhe ato që u kryen gjatë kohës së tërheqjes së UÇK-së nga këto qendra përballë ofensivës së forcave të RFJ-së.

Persona të ndaluar u vranë gjatë ose rreth kohës së këtyre tërheqjeve, ndonjëherë pasi ishin transferuar fillimisht në një ose më shumë vende të tjera ndalimi.

Incidente të vrasjeve përfshijnë edhe në qendrën e SHPU në Likoc.

Dënimi për krime lufte i 11 pjesëtarëve të ish UCK-së, ndodhi vetëm dy ditë, para se Kuvendi i Kosovës të votojë për themelimin e Gjykatës Speciale, që do të gjykojë raste të pretenduara për krime lufte në Kosovë, në vitin 2015.

Një panel gjyqësor i misionit EULEX nga Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës gjeti fajtorë dhe i dënoi më burgim 11 pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dy nga ta Sulejman Selimi dhe Sami Lushtaku gjatë kohës së luftës në Kosovë ishin në strukturat e larta të UCK-së. Që të gjithë 11 pjesëtarët akuzoheshin për krime lufte, në dy procese të ndara të njohura si (Drenica 1 dhe Drenica 2)

Sipas njoftimit të misionit EULEX, në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së në bashkëkryerje me një pjesëtar tjetër të UÇK-së ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi të paidentifikuar, i ndaluar në qendrën e ndalimit në Likoc në rajonin e Drenicës.

“Aktakuza pretendonte ekzistimin e një qendre ndalimi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Likoc, ku pretendohet më tej se ushtarët e UÇK-së kishin kryer krime të luftës kundër popullatës civile (në këtë rast shqiptarë të Kosovës), mes tjerash duke e cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e disa civilëve, kurse për disa të pandehur të tjerë duke e vrarë një polic serb dhe një person tjetër civil. Të gjitha këto vepra pretendohet se janë kryer ndërmjet muajve qershor dhe shtator 1998.

Ndërsa, pikat e aktakuzës lidhur me qendrën në Likoc nga Gjykata Speciale, kanë këto përmbajtje:

Pika 137: Në  1998, [REDAKTUAR] u rrëmbyen nga disa anëtarë të UÇK-së dhe u sollën [REDAKTUAR] në një vend përballë shtabit të UÇK-së në Likoc. Në kohën që [REDAKTUAR] po e lironin, një ushtar i UÇK-së e informoi atë se [REDAKTUAR] do t’i bashkohej më vonë. [REDAKTUAR] burrat u panë për herë të fundittë gjallë kur mbaheshin nga UÇK-ja. Personave që më pas kërkuan informacion për burrat e zhdukur, anëtarë të UÇK-së u thanë se ata po merreshin në pyetje. [REDAKTUAR], kufomat e [REDAKTUAR] burrave u gjetën [REDAKTUAR]. Kufomat kishin shenja rrahjeje dhe plagësh me armë zjarri.

Pika 138: [REDAKTUAR] u rrëmbye nga anëtarë me uniformë të UÇK-së në [REDAKTUAR] në [REDAKTUAR] 1998 dhe u soll në Likoc. Kufoma e tij u gjet në [REDAKTUAR], me plagë të shumta nga armë zjarri. 139. [REDAKTUAR] u arrestua në janar 1999 dhe u soll në objektin e ndalimit të UÇK-së në Likoc. Anëtarë të familjes së tij bënë përpjekje të përsëritura për të marrë informata për statusin e [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR] atyre u [REDAKTUAR] nuk u dhanë informata, [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR] u pa për herë të fundit kur mbahej nga UÇK-ja dhe kufoma e tij nuk është gjetur.

Pika 139: [REDAKTUAR] u arrestua në janar 1999 dhe u soll në objektin e ndalimit të UÇK-së në Likoc. Anëtarë të familjes së tij bënë përpjekje të përsëritura për të marrë informata për statusin e [REDAKTUAR]. [REDAKTUAR] atyre u [REDAKTUAR] nuk u dhanë informata. [REDAKTUAR] u pa për herë të fundit kur mbahej nga UÇK-ja dhe kufoma e tij nuk është gjetur.

(Kosova Sot Online)