Ky shtet vendos taksë ndaj të pasurve, për të ndihmuar familjet e goditura nga COVID-19

  • G.G /
  • 18 November 2020 - 09:36
Ky shtet vendos taksë ndaj të pasurve, për të ndihmuar familjet e goditura nga COVID-19

Dhoma e ulët në Kongresin e Argjentinës nisi diskutimet rreth një projekt-ligji që synon të mbledhë 3.75 miliardë dollarë përmes një takse mbi pasuritë e mëdha për të financuar programe që do të ndihmojnë familjet e goditura nga pandemia e COVID-19.

Projekt-ligji i mbështetur nga qeveria mund të miratohet shumë shpejt nëse debati nuk vazhdon për një kohë të gjatë.

Sipas këtij ligji, personat me më shumë se 2.5 milionë dollarë të ardhura, që janë rreth 12,000 individë, do iu vendoset një taksë e sheshtë 2%. Taksa do të rritet në mënyrë progresive me rritjen e kapitalit.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 35,700 persona në Argjentinë kanë vdekur nga COVID-19 që nga nisja e pandemisë.

(Kosova Sot Online)