Në Mitrovicën e Veriut vajza e mitur e bën nënën për spital

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 11:12
Në Mitrovicën e Veriut vajza e mitur e bën nënën për spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Mitrovicën e Veriut.

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e mitur.

“Mitrovica e Veriut 17.11.2020 – 14:00. Viktima f/k ka informuar se është sulmuar fizikisht nga e bija e saj e dyshuara f/k (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)