Syla: Politika e VV’së dhe Kurtit është politikë e 'kungjave, tamlit dhe e kifleve'

  • A.P /
  • 25 May 2026 - 08:25
Syla: Politika e VV’së dhe Kurtit është politikë e 'kungjave, tamlit dhe e kifleve'

Gazetari Valon Syla, ka komentuar vendimin e qeverisë për ndarjen e 100 eurove për disa kategori.

Syla tha se, politika e VV’së është politikë e ‘’tamlit dhe e kifleve’’.

‘’Na e majna në mend politikën e Albin Kurtit edhe VV’së, që është politikë e kungjave, tamlit edhe kifleve. Tash kanë mbet edhe vitrat të cilat na i shohim , të cilat jepen para zgjedhjeve  si babadimri për me ia ble votën disave. Nëse Kosova pernime është qaq e varfër edhe qaq e ligë që me shit për 100 euro votën, le ta shesin’’, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)