Meha: Albin Kurti është në përpjekje që ta përmbyllë ndërtimin e modelit autoritar të qeverisjes

Meha: Albin Kurti është në përpjekje që ta përmbyllë ndërtimin e modelit autoritar të qeverisjes
Meha: Albin Kurti është në përpjekje që ta përmbyllë ndërtimin e modelit autoritar të qeverisjes

Xhevat Meha

  • 23 May 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Albini në intervistën e fundit vazhdoi me deklarata në avazin e njëjtë, pa ndonjë ndryshim. Albini është në përpjekje që ta përmbyllë ndërtimin e modelit autoritar të qeverisjes. Këto përpjekje dolën në shesh në përpëlitjet për zgjedhjen e Presidentit/es, dhe u vërtetuan nga vetë ai në intervistën televizive të djeshme.

-Kosovës nuk i duhet model qeverisës si i Viktor Orbanit, Edi Ramës e Vuçiqit. Kosova ka kulturë tjetër politike e shoqërore, ka kulturën e bashkëpunimit politik e të bashkëqeverisjes mes grupeve politike. Kosova nuk ka nivel të zhvillimit që t’i përballojë dëmet që i sjell modeli autoritar qeverisës, siç e ka Hungaria, e cila edhe pse pati dëme për 16 vite, arriti disi t’i përballojë. Kosova është zbrazur në masë të madhe, zhvillimi ka stagnuar, varfëria po rritet.

Modeli qeverisës autoritar në Shqipëri ka një zhvillim ekonomik në ndërtim dhe turizëm nga burimet e pastrimit të parave, mirëpo për disa vite rresht ka rënie të industrive përpunuese dhe rënie të prodhimeve bujqësore. Industria përpunuese dhe bujqësia janë baza të shëndosha të zhvillimit dhe jo pastrimi i parave. Në Kosovë veç kemi ikje të bizneseve të Kosovës për investime jashtë. Vetëm vitin e kaluar në Shqipëri nga Kosova kanë shkuar rreth 200 milionë investime. Kosova duhet ta shmangë modelin qeverisës autoritar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".