Policia dënon profesorin e UP-së për maskë: Më përpara shkoj në burg e nuk e paguaj

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 13:09
Policia dënon profesorin e UP-së për maskë: Më përpara shkoj në burg e nuk e paguaj

Profesori universitar, Ardian Gola, ka publikuar gjobën për mosmbajtje të maskës, të cilën thotë se nuk do ta paguajë.

Gola shkruan se nuk ia vështirëson vetës frymëmarrjen perderisa ecë vetë në rrugë, teksa përmend sesi kryeministri Hoti ka dalë në Gërmi pa maskë.

“Nuk i respektoj vendimet, edhe ashtu absurde, te palogjikshme dhe pa asnje baze shkencore, te nje kryeministri i cili nuk i respekton as vete ai.

Ai dil ne Germi pa maske neper kohe te frekuentueshme vete i treti ose i katerti nderkohe qe une duke ecur i vetem me bart maske e me ia veshtiresu vetit frymemarrjen, le ta harroje! Nderkohe, njerezia duke pire kafe anash neper lokale as nje meter larg njeri-tjetrit”, shkruan ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Hajdeni lirisht merremni n’burg per qe po i paguaj keto tiketa kriminale te nje qeverie te vete deligjitimuar! Nuk i respektoj vendimet, edhe ashtu absurde, te palogjikshme dhe pa asnje baze shkencore, te nje kryeministri i cili nuk i respekton as vete ai.

Ai dil ne Germi pa maske neper kohe te frekuentueshme vete i treti ose i katerti nderkohe qe une duke ecur i vetem me bart maske e me ia veshtiresu vetit frymemarrjen, le ta harroje! Nderkohe, njerezia duke pire kafe anash neper lokale as nje meter larg njeri-tjetrit.

Eshte e pritshme per nje kryeminister te kontrabanduar dhe ilegjitim qe me e shtu ilegjitimitetin e vetvetes!

Ky shtet pandalshem eshte kah shkon drejt deshtimit!

Koha per mosbindje qytetare aktive kurre nuk ka qene me e madhe!.

(Kosova Sot Online)