Skandalet në shkollat e Kosovës: 'Arsimtar a ke q* naj herë'

  • A.P /
  • 18 November 2020 - 19:41
Skandalet në shkollat e Kosovës:  'Arsimtar a ke q* naj herë'

Një nxënës në një shkollë të Kosovës ka fyer me fjalë banale mësimdhënësin e tij. Ai madje e ka pyetur për organin gjenital dhe për marrëdhëniet seksuale. Krejt këtë, nxënësi e ka incizuar me telefonin e tij, derisa shokët e klasës shihen e dëgjohen duke qeshur.

Arsimtar a ke q* naj herë”, dëgjohet nxënësi duke i bërë pyetje mësimdhënësit të tij në klasë.

Mësimdhënësi kërkon nga nxënësi ta ndalojë incizimin, por ky vazhdon t’i bëjë pyetjet e njëjta.

Në klasën ku ndodh kjo situatë e tmerrshme, ka edhe nxënës tjerë të cilët dëgjohen duke qeshur me fjalët e shokut të tyre.

Nuk dihet ende në cilën shkollë të Kosovës është bërë videoja e siguruar, megjithatë gazeta ka pyetur Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nëse kanë nisur të merren me këtë rast.

Në përgjigjen e ministrisë thuhet se nuk kanë qenë në dijeni për rastin.

“Ne tani po informohemi me këtë rast, por edhe ashtu veprimi bie në nivel komune. Nëse nuk e raporton kush ne s’mund ta dimë e kujt është kjo video, kush është nxënësi e shkolla. Ky është abuzim elektronik që mund të hulumtohet nga njësi e veçantë e policisë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Tutje MASH deklaron se rasti duhet të raportohet nga mësimdhënësi dhe shkolla, për t’u marrë masa ndaj nxënësit.

MASH thotë se sipas zërit të nxënësit dhe mënyrës se si i drejtohet mësimdhënësit me “arsimtar”, ai është i mitur.

“Shkolla cila do qoftë, mësimdhënësi i atakuar,  duhet ta raportojë rastin në shkolle, DKA dhe QPS ashtu që të ndërmerren  masa për korrektimin e sjelljes së një fëmije që siç po shihet  nga zëri  ( kur thotë arsimtar kuptohet që është në arsimin 6-9) është i mitur. Në inspektorat të arsimit mund të drejtohet ankesë nga arsimtari nëse shkolla e komuna nuk e kryejnë punën e vet”, ka deklaruar MASH.

MASH tutje thotë se pas inicimit të rastit nga arsimtari i cili shihet në video, duhet të merren masa ndaj nxënësit për të cilin thotë se bazuar në videon e publikuar shihet se ka sjellje prej delikuenti.

“Pra, fillimisht rasti duhet të iniciohet nga arsimtari dhe shkolla përkatëse, ashtu që ndaj këtij rast të merren masa adekuate në ndërveprim me mirëqenien sociale ( meqë shihet qartë sjellja prej delikuenti). Tani pra paskemi delikuecë,  thyerje të rregullave shkollës, keqpërdorim të internetit dhe kush e di se çfarë mund të dali gjatë trajtimit…konteksti familjar a ndonjë rrethanë  tjetër…”, deklaron MASH.

Ministria e Arsimit deklaron se rastet e tilla duhet të raportohen nga shkollat, derisa janë në faza të hershme.

“Shkalla delikuente thuajse paska marrë përmasa dhe rastet e tilla duhet të iniciohen nga shkollat në faza të hershme dhe të trajtohen me qasje ndërsektoriale në nivel komune, prandaj ne si ministri i kemi zhvilluar programet kundër dhunës dhe programet për edukimin e fëmijëve për përdorimin e dobishëm e të përgjegjshëm të internetit”, deklaron MASH.

Tutje Ministria e Arsimit thotë se shkolla në të cilën ka ndodhur ky rast duhet të marrë masa edukative në koordinim me Qendrën për punë sociale.

“Tani qasja ndaj këtij rasti duhet të jetë e bazuar në legjislacionin në fuqi, ashtu që ky fëmijë dhe rastet e ngjashme të trajtohen, edukohen dhe mbrohen  nga rrethanat e përshkallëzimit të situatës së tyre. Shkolla duhet të merr masa edukative në koordinim me Qendrën për punë sociale, ashtu që fëmija të shmanget nga rruga e keqe dhe gjërat e rrezikshme”, thotë MASH.

(Kosova Sot Online)