Jep dorëheqje drejtori i Trepçës

  • G.G /
  • 19 November 2020 - 12:06
Jep dorëheqje drejtori i Trepçës

Hysen Vrajolli ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të pozitës së drejtorit në minierën e Trepçës.

Këtë e ka konfirmuar Shyqri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Punëtorve të Trepçës.

“Z.Hysen Vrajolli sot ka dhënë dorëheqje. Dorëheqja e tij ka ardhur pas presioneve politike dhe nuk ka të bëj me grevën e minatorëve”, ka thënë Sadiku.

Në ndërkohë punëtorët e minierës së Trepçës dhe Artanës qysh nga dje kanë hyrë në grevë për shkak të pakënaqësisë ndaj mosdalejs së pagës për muajin tetor. 

(Kosova Sot Online)