Saranda Bogujevci: Mos ma përmend ti mu familjen se ti ski drejtë, rri qaty ulu

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 14:38
Saranda Bogujevci: Mos ma përmend ti mu familjen se ti ski drejtë, rri qaty ulu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci është përplasur sot në Kuvend të Kosovës me shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashin.

Bogujevci ka thënë se nuk qëndrojnë deklaratat që ka thënë kryeministri Avdullah Hoti në seancë për të pagjeturit.

“Në fakt po e vazhdoj atë çka deshti me thënë Mimoza, në planin për zbatimin e marrëveshjes dallon ajo çka ti the që ka të bëjë me të zhvendosurit karshi asaj që ka të bëjë me dokumentin e juaj, tjetra…. nuk qëndron çka tha kryeministri në këtë foltore”, ka thënë Bogujevci.

Pas kësaj deklarate ka reaguar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Deputetja e LVV-së i ka kërkuar Gashit që të mos ia përmendin familjen.

“Për çka mem ardhë marre, mos ma përmend ti mu familjen se ti ski drejtë, rri qaty ulu”, ka thënë ajo.

Pas kësaj deklarate ka pasur përplasje fizike në mes të deputetëve të LVV-së dhe LDK-së.

(Kosova Sot Online)