“Vala e dytë e pandemisë do të prekë rëndë ekonominë”

  • E. /
  • 19 November 2020 - 15:16
“Vala e dytë e pandemisë do të prekë rëndë ekonominë”

Vala e dytë e koronavirusit do të prekë rëndë ekonominë e Eurozonës, paralajmëroi shefja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarade.

Ajo iu bëri thirrje liderëve europianë t’i japin fund ngërçit të buxhetit dhe të zhbllokojnë ndihmën jetësore për rajonin e goditur rëndë nga koronavirusi.

Buxheti i 7 viteve të ardhshme të BE-së përfshin një fond rimëkëmbje prej 750 miliardë eurosh për të ndihmuar vendet e prekura më rëndë të përballen me pasojat e pandemisë.

Por, Hungaria dhe Polonia bllokuan miratimin e tij pak ditë më parë, në shenjë kundërshtie për kushtëzimin e qasjes ndaj fondeve me sundimin e ligjit.

Lagard kërkoi që paketa të bëhej funksionale sa më shpejt, ndërsa përvijoi parashikime të zymta për panoramën ekonomike të Europës.

(Kosova Sot Online)