Në fund të nëntorit takohen delegacionet Kosovë-Francë për liberalizimin e vizave

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 15:40
 Në fund të nëntorit takohen delegacionet Kosovë-Francë për liberalizimin e vizave

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka njoftuar se me datë 26 dhe 27 nëntor do të takohen delegacionet Kosovë-Francë për liberalizimin e vizave.

Ky takim do të zhvillohet në mënyrë virtuale.

“Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave. Aranzhimi i këtij takimi është rezultat i dakordimit midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Presidentit të Republikës së Francës z. Emmanuel Macron, në video konferencën e djeshme. Pas takimit teknik shumë shpejtë pritet edhe takimi politik në nivel të ministrive të brendshme të të dyja vendeve”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

Kujtojmë që para dy ditësh, Hoti ka zhvilluar një takim virtual me presidentin francez Emmanuel Macron.

Gjatë këtij takimi Macron u zotua se do t`i ofrojë mbështetje Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

Poashtu Macron paralajmëroi se së shpejti do ta vizitojë Kosovën. 

(Kosova Sot Online)