Përparim Kryeziu: Të gjithë u jemi borgjlinj këtyre familjeve si të Saranda Bogujevcit

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 15:08
Përparim Kryeziu: Të gjithë u jemi borgjlinj këtyre familjeve si të Saranda Bogujevcit

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka reaguar pas deklaratës së djeshme të Driton Selmanajt se janë lodhur duke dëgjuar për çështjet e të pagjeturve.

Kryeziu përmes një postimi në Facebook tha se të lodhur, sepse të nëpërkëmbur dhe të ofenduar, mund të jenë vetëm familjet e viktimave të luftës dhe të të pagjeturve.

“Është tragjedi e shumëfishtë kombëtare që në kohën kur në Serbi ka përpjekje institucionale për të penguar zbulimin e varrezave masive nga lufta e fundit, e në Hagë po gjykohen ish-krerët e luftës çlirimtare të Kosovës, në Kosovë zyrtarë të lartë shtetërorë ndihen të lodhur nga thirrjet e diskutimet për të pagjeturit nga e mbijetuara e masakrës nga forcat paramilitare serbe, Saranda Bogujevci”, ka shkruar Kryeziu.

Ndërsa, shton se të gjithë u jemi borgjlinj këtyre familjeve.

Ndërsa, Selmanaj thotë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin.

Selmanaj  tha se të gjithë ata që kanë reaguar duhet të shikojnë emisionin pasi ajo çfarë ka thënë është se “Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi këto tema të ndishme që dikush provon me ndërtu kauzë politike”, duke shtuar se krejt kjo është një fushatë shpifëse kundër tij. 

(Kosova Sot Online)