Hajnat n'aksion, lëshohet alarmi i një banke në Lipjan, intervenojnë policia

  • A.P /
  • 20 November 2020 - 23:43
Hajnat n'aksion, lëshohet alarmi i një banke në Lipjan, intervenojnë policia

Policia e Kosovës ka interventuar në vendin e ngjarjes, pasi u lëshua alarmi i sigurisë së një bankë në Lipjan.

Mediumi lokal tregon intervenimin e policisë pas lëshimit të alarmit.

Pas kontaktimit të komandantit të policisë së Lipjanit, Bashkim Bytyqin, i njëjti medium ka bërë me dije se nuk ka pasur ndonjë tentim për vjedhje

“Një alarm i bankës i ka aktivizu policinë me u përgjigj në rast por ka qenë vetem alarmi dhe nuk ka pas asgjë tjeter”, ka deklaruar Bytyqi.

Megjithatë, komandanti Bytyqi nuk ka bërë të ditur arsyen e lëshimit të alarmit.

Ndiqeni videon në vazhdim.

(Kosova Sot Online)