Mësuesi “vrau dhe hëngri burrin me të cilin doli në takim”

  • A.P /
  • 20 November 2020 - 23:08
Mësuesi “vrau dhe hëngri burrin me të cilin doli në takim”

Një ngjarje shokuese ka tronditur Gjermaninë, ku në një park në veri të Berlinit janë gjetur eshtrat e një viktime më 8 Nëntor. Policia ka arrestuar sot autorin e dyshuar, Stefan R. 41 vjeç, një mësues matematike.

Ekspertët mjeko-ligjor arritën në konkluzionin se eshtrat i përkisnin 44-vjeçarit që u zhduk dy muaj më parë. Autoritetet thanë se një kockë ishte komplet e shkëputur nga mishi, gjë që i bëri të dyshonin për krim kanibalist ndaj viktimës.

Vrasësi i dyshuar ishte anëtar i grupeve virtuale të krijuara për të tilla tematika.

Viktima ishte një inxhinier elektrik, i cili pasi la apartamentin e tij pak përpara mesnatës së 5 Shtatorit, u raportua i zhdukur nga personat me të cilët ndante shtëpinë.

Mediat gjermane po krahasojnë këtë rast me atë të Armin Meiëes, gjermanit i cili në 2006 u dënua me burgim të përjetshëm për kanibalizëm.

Ai e takoi viktimën e tij në një grup virtual me njerëz të interesuar në kanibalizëm. Filmoi vrasjen, dhe sipas hetimeve të prokurorisë, Meiëes 44 vjeç, vrau viktimën e tij, një 43-vjeçar, për kënaqësinë e tij seksuale. Pra njësoj si ky rast, besohet se dhe kjo viktimë është vrarë për po të njëjtin motiv.

(Kosova Sot Online)