E infektuara me Covid-19 tenton ta kalojë kufirin me Shqipërinë, kapet nga policia

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 10:45
E infektuara me Covid-19 tenton ta kalojë kufirin me Shqipërinë, kapet nga policia

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një të dyshuar femër të infektuar me virusin Covid-19 pasi që e njëjta ka tentuar që ta kalojë kufirin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“PKK. Vermicë, 20.11.2020-17:00. Është raportuar se ndaj të dyshuarës femër kosovare është hapur rast pasi që e njëjta derisa ka qenë me Covid 19, duke mos u përmbajtur rekomandimeve ka dalë nga vetë izolimi”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Ky veprim i saj ka qenë në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-së dhje institucioneve tjera shëndetësore.

Kjo nuk është hera e parë kur të infektuarit me Koronavirus thyejnë masën e izolimit.

Raste të tilla ka pasur edhe brenda qyteteve në Kosovë.

(Kosova Sot Online)