Gazetarit zviceran i bën përshtypje fushata “Liria ka emër”, publikon një foto nga Fushë Kosova

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 10:51
Gazetarit zviceran i bën përshtypje fushata “Liria ka emër”, publikon një foto nga Fushë Kosova

Gazetari zviceran, Andreas Reich, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në twitter, ku shihen disa billbordë në Fushë Kosovë me mbishkrimin “Liria ka emër”.

Reich ka thënë se një fushatë e tillë masive është organizuar pas arrestimit të ish-krerëve të UÇK’së nga Gjykata Speciale.

“Pas arrestimit të ish-komandantëve të UÇK’së, Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, një fushatë gjigante është organizuar në Kosovë përmes billbordëve dhe në televizionin publik RTK. “Liria ka emër, UÇK” (20 nëntor, Fushë Kosovë)”, ka shkruar Reich.

(Kosova Sot Online)