Rritja e rasteve me COVID, sasi të mëdha oksigjeni shkarkohen tek Klinika Infektive

  • A.P /
  • 21 November 2020 - 16:20
Rritja e rasteve me COVID, sasi të mëdha oksigjeni shkarkohen tek Klinika Infektive

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po furnizohet me oksigjen.

Në bazë të disa fotografive që një lexues i ka dërguar në redaksin tonë, shihet se Infektiva po furnizihet me bombola të oksigjenit të cilët shërbejnë për personat që janë të infektuar me COVID-19 dhe po trajtohen në këtë klinikë.

Media ka tentuar të kontakojë me drejtoreshën e Klinikës Infektive si dhe u.d e drejtorit të SHSKUK-së, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit u shënuan 19 viktima nga COVID-19 si dhe u regjistruan 711 raste të reja.

(Kosova Sot Online)