Koronavirusi në Shqipëri: 14 viktima dhe 565 infektime të reja, ulet numri i testimeve

  • E.K /
  • 22 November 2020 - 17:53
Koronavirusi në Shqipëri: 14 viktima dhe 565 infektime të reja, ulet numri i testimeve

14 pacientë kanë ndërruar jetë prej koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë njofton se kanë rezultuar të infektuar me Covid 565 persona nga 2084 testime të kryera, një numër më i ulët testesh, krahasuar me ditën e djeshme dhe atë të pardjeshme, ku infektimet rezultuan në rendin e mbi 700 infektimeve (dje me 2.470 teste) dhe mbi 800 të prekurve (pardje me 2.677 testime).

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i ministrise

Ju informojmë për situatën e covid19!në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.084 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 565 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

146 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 50 raste në Lezhë, 37 raste në Elbasan,

30 raste në Lushnje, 28 raste në Gramsh, 25 raste në Sarandë, 24 raste në Kavajë,

22 raste në Shkodër, Fier, 18 raste në Kuçovë, 17 raste në Korçë, 14 raste në Tepelenë,

13 raste në Përmet, 10 raste në Krujë, Pukë, 7 raste në Vlorë, 5 raste në Librazhd,

4 raste në Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Kurbin, Dibër, Pogradec, Peqin, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 373 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.842 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Korça, 2 qytetarë nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Berati, të moshave 59-82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, se duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (22 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                         565

Të shëruar ne 24 orë                     373

Të shtruar në spitale                     449

Humbje jete në 24 orë                  14

Testime ditore                                2.084

Testime totale                          172.848

Raste pozitive                        32.761

Raste të shëruara       15.842

Raste Aktive                             16.220

Humbje jete                               699

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  8331

Durrës 1164

Elbasan 813

Fier 1223

Korçë 870

Vlorë  801

Shkodër 888

Lezhë 699

Berat 499

Kukës 323

Dibër 133

Gjirokaster 476

(Kosova Sot Online)