Ngjarjet e datës 23 nëntor në Kosovë

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 08:11
Ngjarjet e datës 23 nëntor në Kosovë

Qeveria e Kosovën mban mbledhjen e radhës. (Qeveria e Kosovës, ora 08:30)

Kandidati i Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti mbajnë konferencë për media. (Sheshi ‘’Ali Ajeti’’ pranë objektit të Komunës së Podujevës, ora 09:00)

Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Hapet Këndi i Arkivit të Shqipërisë në Arkivin e Kosovës. Marrin pjesë drejtori i DPA të Shqipërisë Ardit Bido dhe kryeshefi i ASHAK Bedri Zyberaj. (Agjencia Shtetërore e Kosovës, ora 10:00)

Mbahet seanca e KK të Podujevës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, ish-ndërtesa e Komunës së Podujevës, ora 10:00)

Inaugurohet objekti i ri i ndërmarrjes lokale “Higjiena” në Deçan. (Rruga “Bjeshkët e Deçanit”, ora 11:00)

Lëvizja Studentore Studim Kritikë Veprim mban aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. (Ora 11:30)

Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës Fazli Gajraku, në prezencë të kryeministrit Avdullah Hoti nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit për mbështetjen financiare të projektit “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetet në kuadër të muajit të Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

PDK hap fushatën zgjedhore për kryetar të Komunës në Podujevë. (Sheshi i qytetit, ora 12:00)

Zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës për femra ndërmjet Llapit dhe Mitrovicës. (Stadiumi “Zahir Pajaziti” Podujevë, 13:30)

Ish-drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu raporton në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 14:00)

PDK hap fushatën zgjedhore për kryetar të Komunës në Mitrovicën e Veriut. (Kulla e Ali Kadriut, ora  15:00)

(Kosova Sot Online)