Ekonomia e Gjermanisë shënon rritje rekorde

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 09:34
Ekonomia e Gjermanisë shënon rritje rekorde

Ekonomia e Gjermanisë ka shënuar rritje rekorde prej 8.5 për qind gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga efektet e pandemisë.

Kjo rritje erdhi si rezultat i rimëkëmbjes së pjesshme të ekonomisë më të fuqishme evropiane nga rënia e pashembullt që u shënua gjatë valës së parë të pandemisë, shkruan Reuters.

Rritja ekonomike në çerekun e tretë ishte edhe më e lartë se parashikimi paraprak për rritje prej 8.2 për qind.

Përmirësimi i situatës ekonomike erdhi pas rënies së madhe prej 9.8 për qind që ekonomia gjermane pësoi në çerekun e dytë të vitit.

Gjatë verës, Gjermania i ka lehtësuar masat kufizuese dhe aktiviteti ekonomik ka vazhduar me ritëm më të lartë se në çerekun e dytë, kur qeveria mbylli kufijtë dhe vendosi shumë masa tjera me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

(Kosova Sot Online)