Të shtëna me armë në Prishtinë, policia konfirmon vdekjen e një personi

  • A.P /
  • 27 May 2026 - 22:47
Të shtëna me armë në Prishtinë, policia konfirmon vdekjen e një personi

Policia ka konfirmuar vdekjen e një personi pas të shtënave me armë zjarri sonte në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Enis Pllana, zëdhënës në policinë e Prishtinës tha se rasti është duke u hetuar.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.  Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Pllana.

Agron Hajdari është personi që dyshohet se mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.

Sipas informacioneve  ai ka qenë i njohur edhe më herët për organet e rendit.

Viktima, sipas informacioneve, ka qenë në të 40-at.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, personi që ka shtënë me armë ka qenë i maskuar.

Policia dhe prokuroria po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

(Kosova Sot Online)