Hapen disa tenderë milionësh për modernizimin e objekteve të FSK-së
Ministria e Mbrojtjes ka hapur tre tenderë me qëllim modernizimin e objekteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në tenderin e parë që kap vlerën e tre milionë eurove, Ministria e Mbrojtjeve ka parashikuar ndërtimin e objekteve të akomodimit në kazermat e FSK-së e ndarë ne tre pjesë.
“Pjesa 1. Ndertimi i objektit te akomodimit në Kazermen e FSK-se ne Istog; Pjesa 2. Ndertimi i objektit te akomodimit në Kazermen e FSK-se ne Gjilan; dhe Pjesa 3. Ndertimi i objektit te akomodimit në Kazermen e FSK-se ne Gjakove( projekt 3 vjeçare)”, thuhet në tenderin e publikuar.
Kompanitë ofertuese kanë kohë që ta dërgojnë ofertën e tyre deri më 15 korrik 2026.
Sipas tenderit, kjo duhet të përfundoj deri më 30.10.2028.
Tenderi i radhës që kap vlerën e tre milionë e 60 mijë euro, është për ndërtimin e kuzhinave në kazermat e FSK-së.
Këto kazerma do të ndërtohen në Shirokë të Suharekës dhe në Aeroportin e Gjakovës.
Kompanitë kanë të drejtë që t’i dërgojnë ofertat e tyre deri më 10 korrik 2026.
Punimet në këtë projekt duhet të fillojnë më 1 shtator 2026, ndërkaq duhet të përfundojnë më 30 tetor 2028.
Tenderi i tretë është për furnizim me pajisje individuale mjekësore për nevojat e FSK-së.
Ky tender kap vlerën e 30 mijë eurove, ndërsa kompanitë kanë të drejtë të dorëzojnë ofertat e tyre dri më 15 qershor 2026.
Këto tre tendere sëbashku kapin vlerën e 6 milionë 90 mijë eurove, që kanë për qëllim modernizimin e FSK-së.
(Kosova Sot Online)
