Suharekë: Arrestohen dy të mitur, shantazhuan duke ia kërkuar 150 euro një personi që të mos ia publikonin disa foto

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 09:45
Suharekë: Arrestohen dy të mitur, shantazhuan duke ia kërkuar 150 euro një personi që të mos ia publikonin disa foto

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të mitur në Suharekë.

Sipas njoftimit 24-orësh të policisë, pas një pune hetimore janë arrestuar këta dy të mitur për arsye se të njëjtit kanë hapur një profil në Facebook dhe nga i njëjti i kanë kërkuar para viktimës.

Të dy këta kanë kërkuar nga një i mitur tjetër 150 euro në mënyrë që të mos ia publikojnë disa foto komprementuese.

“Pas një pune hetimore janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të mitur pasi që të njëjtit përmes një  profili të falsifikuar të një rrjeti social i kanë kërkuar viktimës mashkull  kosovar  i mitur 150 € në mënyrë që të mos ja publikojnë disa foto komprometuese. Janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona celularë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)