Lexoni edhe:
Igballe Rugova vazhdon protestën edhe sot për shkarkimin e Driton Selmanajt
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi konsideron se përpjekja për zgjedhjen e një presidenti të ri nga partnerët e koalicionit qeveritar është një “përpjekje e dëshuar për t’ju ikur zgjedhjeve”.
Bislimi, në një konferencë për media ku ka prezantuar një sondazh sipas të cilit LVV do t’i fitojë zgjedhjet e së dielës në Podujevë, tha se s’mund të ketë president të ri pa zgjedhje të reja.
Igballe Rugova vazhdon protestën edhe sot për shkarkimin e Driton SelmanajtLexoni edhe:
“Konsensusi që ekziston është që nuk mund të ketë një president të ri me qeverisje të vjetër dhe me legjislaturë të vjetër”, tha Bislimi.
Ai tha se “zgjedhjet janë të paevitueshme”.
“Subjektet, kush më pak e kush më shumë, po tmerrohen nga rezultatet që mund të dalin nga zgjedhjet e reja”, tha Bislimi.
(Kosova Sot Online)