Këngëtari egjiptian do të dalë në gjyq pse bëri foto me dy izraelitë

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 15:11
Këngëtari egjiptian do të dalë në gjyq pse bëri foto me dy izraelitë

Një gjykatë në Egjipt muajin e ardhshëm do të mbajë seancë kundër një këngëtari të njohur të këtij vendi, i cili ishte fotografuar me dy izraelitë në një ndejë në Dubai.

Një avokat ka paraqitur padi kundër këngëtarit Mohamed Ramadan për fyerje të popullit egjiptian përmes këtyre fotografive, të cilat u kritikuan nga shumë arabë në internet pasi qeveria izraelite i publikoi ato.

Sindikata e Artistëve të Egjiptit gjithashtu tha se do t’ia pezullojë anëtarësinë këtij këngëtari, i cili këmbënguli se nuk e dinte që personat me të cilët ka dalë në fotografi kanë qenë izraelitë, shkruan BBC.

Ndryshe, Egjipti dhe Izraeli kanë zhvilluar pesë luftëra mes vete para se të nënshkruanin marrëveshje të paqes më 1979. Megjithatë, raportet mes dy vendeve ende tensionohen kohë pas kohe.

Disa ditë më parë, faqet zyrtare të Izraelit në Facebook dhe Twitter në versionin në arabisht e publikuan fotografinë e këngëtarit Ramadan duke u përfaquar me këngëtarin izraelit, Omer Adam, gjatë një ndeje në majë të një ndërtese në Dubai.

Në mbishkrimin e fotografisë shkruhej: “Arti gjithmonë na bën bashkë.”

(Kosova Sot Online)