Kryeministri Hoti synon pakon e re për rimëkëmbje ekonomike në shumë prej 182 milionë euro

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 15:41
Kryeministri Hoti synon pakon e re për rimëkëmbje ekonomike në shumë prej 182 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim, Hoti ka kërkuar që anëtarët e këtij Këshilli të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat sipas tij pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm.

“Ai ka theksuar se përkundër situatës sfiduese në kohën që po përballemi me pandeminë COVID-19,  megjithatë ka siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Hoti u ka thënë atyre se gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke i ndihmuar ata që të qëndrojnë në treg. 

(Kosova Sot Online)