Aksident në Klinë, tre persona dërgohen për trajtim mjekësor

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 15:57
Aksident në Klinë, tre persona dërgohen për trajtim mjekësor

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur para pak çastesh në Jashanicë të Klinës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ndërsa aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Këto informacione i ka konfirmuar, Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale në Pejë.

“Ka ndodhur aksident mes dy veturave, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë duke u dërguar për trajtim mjëksor në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, tha Gashi.

Ndërkohë me rastin po merret policia. 

(Kosova Sot Online)