“Las Vegasi i Kosovës”, shpërthejnë talljet në rrjete sociale me dritat në sheshin e Podujevës

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 16:07
“Las Vegasi i Kosovës”, shpërthejnë talljet në rrjete sociale me dritat në sheshin e Podujevës

Përfundimi i projektit të bulevardit në Podujevë dhe përurimi i tij kanë bërë bujë të madhe në Kosovë. Qytetarët po tallen me Komunën e Podujevës, ku në vend të drunjve që ishin në shesh, janë vendosur drita.

Sheshi i ri i Podujevës është kthyer në objekt talljeje. Qytetarët në rrjete sociale kanë shpërndarë fotografi e video duke e krahasuar Podujevën me Las Vegasin e Japoninë.

Madje, qytetarët thonë se ky shesh do t’i sjellë edhe përfitime materiale Podujevës, pasi tashmë kanë filluar edhe “ofertat” për të kaluar një fundjavë atje.

Image

(Kosova Sot Online)