Burri e godet me shqelm dhe e gjuan përtokë nusen në ditën e dasmës

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 17:32
Burri e godet me shqelm dhe e gjuan përtokë nusen në ditën e dasmës

Një nuse ka ndarë me të gjithë momentin që i “shkatërroi” dasmën.

Në një video të publikuar në “Tik Tok”, nusja shihet e ulur në mes të pistës së kërcimit, ndërsa pranë saj ndodhet bashkëshorti i saj, me këmishë të zbërthyer e që nis të bëjë një kërcim sensual për të.

Por në një moment, ai e ngre këmbën më shumë seç duhet dhe si pasojë godet bashkëshorten, e cila përfundon përtoke.

Ky moment sa qesharak aq edhe i dhimbshëm është publikuar nga vetë nusja me mbishkrimin: “Si burri im na shkatërroi pjesën e dasmës”.

(Kosova Sot Online)