Hoti takon komandantin e ri të KFOR-it, vlerësojnë se gjendja e sigurisë është stabile

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 18:10
Hoti takon komandantin e ri të KFOR-it, vlerësojnë se gjendja e sigurisë është stabile

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it Gjeneral-Majorin, Franco Federici.

Me këtë rast, Kryeministri Hoti dhe Komandanti Federici biseduan për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, të cilën e vlerësuan të qetë dhe stabile.

Kryeministri Hoti falënderoi komandantin e ri të KFOR-it Gjeneral-Majorin Federici, për punën e jashtëzakonshme të pjesëtarëve të këtij misioni paqeruajtës gjatë 21 vjetëve të pranisë në Kosovë.

Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e Qeverisë për vazhdimin e bashkëpunimit reciprok.

(Kosova Sot Online)