Ministria e Tregtisë merr masa ndaj zyrtarit që keqpërdori detyrën zyrtare

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 14:50
Ministria e Tregtisë merr masa ndaj zyrtarit që keqpërdori detyrën zyrtare

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat ndaj zyrtarit të MTI-së, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë procesit të shpërndarjes së licencave të disa kompanive private, që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të derivateve të naftës.

MTI rastin e ka proceduar në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe të Korrupsionit.

Përveç procedimit të lëndës në organet e lartpërmendura, zyrtarit në fjalë i është shqiptuar masa disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, për të mos e penguar procesin e hetimeve të organeve kompetente deri në zbardhjen e plotë të rastit.

MTI po ashtu kërkon nga organet kompetente që ta hetojnë dhe ta ndriçojnë rastin sa më shpejt.

(Kosova Sot Online)