Mitrovicë: Ky person është zhdukur nga 1 tetori, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 15:10
Mitrovicë: Ky person është zhdukur nga 1 tetori, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Me datën 1.10.2020, në Stacionin Policor në Mitrovicë, nga ana e familjarëve është raportuar  se Faik ( Zeqir)  Zeqiri,  i lindur me 10.09.1961 në fshatin Kutllovc, Komuna e Mitrovicës, është zhdukur.

Që nga data e raportimit  hetuesit policorë në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime  në kërkim të personit të  zhdukur. Nga hetimet  e deritanishme nuk kemi rezultuar me ndonjë indikacion konkret për gjetjen e personit të zhdukur.

Mbi bazën e këtyre rrethanave,  hetuesit  e sektorit rajonal të hetimeve me autorizim  të prokurorit të rastit, kërkojnë dhe apelojnë  tek të gjithë qytetarët që mund të kenë  çfarëdo informacioni  lidhur me personin e zhdukur, të lajmërojë policinë, në linjën emergjente  192/ ose në +383  44 845  823.

Ai ka flokë të thinjura, i gjatë 1.70 m., sipas familjarëve së fundmi kishte të veshura pantallona të zi dhe xhup të zi.

(Kosova Sot Online)