Partitë politike në Kosovë sundohen nga liderët uzurpator të demokracisë që po e zhvatin shtetin

Partitë politike në Kosovë sundohen nga liderët uzurpator të demokracisë që po e zhvatin shtetin
Partitë politike në Kosovë sundohen nga liderët uzurpator të demokracisë që po e zhvatin shtetin

Faik Krasniqi

  • 25 November 2020 - 07:36

Shkruan: Faik Krasniqi

Shtetet me ekonomitë më të fuqishme në botë paranë e tyre e kanë fokusuar kah ekonomia. Kurse në një shtet i varfër kah ndërtimi i asfaltit. Kjo tregon se hajnia tek ne është sëmundje e çdo qeverie. Dhe s'ka të bëj vetëm me një kategori, por hajninë e kemi të trashëguar në gjak. Çfarë është më qesharake, shëndetësisë dhe arsimit u është përgjysmuar buxheti, dy nga tre sektorët bashkë me ekonominë, në gjendje të mjerueshme. Kosova mund të këndellet me një ri start. Heqjen e shumicës së politikanëve që kanë përqafuar sistemin e hajnisë dhe krimit!

-Në Kosovë partitë politike identifikohen me liderin. Në kohën e presidentit Rugova, LDK-ja fitonte deri në 500 mijë vota. Pas vdekjes së tij LDK kurrë nuk ka arritur t'i fitoje zgjedhjet. Madje ka humbur 70 përqind të elektoratit të saj. Edhe për arsye të koalicioneve të shumta me PDK-në, gjë që para zgjedhjeve zotoheshin se kurrë me PDK-në. Këto gënjeshtra ndaj elektoratit i kushtuan shume shtrenjtë. LDK pa Rugovën nuk është e njëjtë. LVV pa Kurtin nuk është e njëjtë. As PDK pa Thaçin ose Veselin, dhe AAK pa Haradinaj. Normalisht që do të ndikoj shumë tek partitë politike arrestimi i figurave kyçe të këtyre partive. PDK do të këtë punë deri në zgjedhjen e një lideri. Në zgjedhjet e ardhshme nuk do ta ketë këtë krizë edhe pse mungojnë Thaçi dhe Veseli, por viteve në vijim do ta ndiejnë mungesën e tyre. Nuk do të thoja qe do të behet pastrimi i skenës politike pas arrestimit të tyre, sepse Kosova vuan nga një sistem i tërë që është krijuar nga kjo klasë politike. Edhe me qeverisjen e atyre që nuk kanë qenë pjesë e luftës po vazhdon vjedhja e parasë publike në forma të ndryshme. Nëse e shikojmë ndarjen e buxhetit për vitin e ardhshëm, shohim se buxhet të madh kanë sektorët ku vidhet më lehtë, si p.sh. në infrastrukture. Në kohë krize të pandemisë ndahet buxhet i madh për asfalt. Kjo është absurde.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".